LIVE – Protesta e opozitës përpara Parlamentit

582
0

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar proteston sot përpara Parlamentit. Seanca plenare e planifikuar për t’u mbajtur si çdo të enjte është anuluar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi për të shmangur tensionet. Garda ka rrethuar me tela me gjemba perimetrin përreth Parlamentit, ndërsa forca të shumta policore ndodhen në terren.

Të mërkurën, Garda udhëzoi edhe gazetarët e mediave që të pajisjen me maska për shkak të gazit lotësjellës që mund të hidhet në protestë nëse situata përshkallëzon. Pasditen e së mërkurës, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi përfundimisht djegien e mandateve të deputetëve.

Sali Berisha, Lulzim Basha dhe gjithë deputetët e tjerë demokratë dorëzuan mandatet e tyre. Edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dorëzoi mandatin. Opozita kërkon rrëzimin e Kryeministrit Rama dhe ngritjen e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.