Këta janë kandidatët e PS për zgjedhjet e 30 qershorit për secilën bashki

546
0

Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar listën e plotë të kandidatëve me të cilët do të konkurrojë në 61 bashkitë e vendit. Vetëm për bashkinë Has dhe bashkinë Peqin nuk janë zyrtarizuar emrat, por kjo pritet të ndodhë në orët në vijim.

Sa i përket rikandidimeve në bashkitë e mëdha ato janë: Erion Veliaj në Tiranë; Armando Subashi në Fier; Sotiraq Filo në Korçë dhe Dritan Leli në Vlorë.

Qazim Sejdini nuk do të rikandidojë më në Elbasan dhe PS do të përpiqet të fitojë me Gledian Llatjan, aktualisht prefekt i qarkut. Edhe në Durrës nuk kandidon më Vangjush Dako, por socialistët do të konkurrojnë me Valbona Sakon, aktualisht drejtoreshë e Tatimeve në këtë qark.

Bashkinë e Shkodrës socialistët do të përpiqen ta marrin me Valdrin Pjetrin, që deri më tani ka mbajtur detyrën e prefektit të qarkut. Në Kamëz është Rakip Suli që do të përpiqet të marrë ‘bastionin’ e PD-së.

Për Gjirokastrën, kryesia e PS ka zgjedhur Flamur Golemin si kandidat, ndërsa në Lezhë kandidon Pjerin Ndreu. Në Dibër është Dionis Imeraj që do të përpiqet ta mbajë “të majtë” këtë bashki, ku drejton Muharrem Rama. Në Kukës është Safet Gjici që do përpiqet të thyejë bastionin historik të demokratëve, ashtu si në Kavajë ku kandidon Redi Kraja.

Zgjedhjet lokale janë parashikuar të mbahen më 30 qershor, por Partia Socialiste është e vetmja që ka prezantuar deri më tani kandidatët. Opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje për shkak të hetimeve të Prokurorisë, ku rezulton manipulimi i votave, në zgjedhjet e 2015-ës dhe 2017-ës, nga eksponentë të botës së krimit në favor të kandidatëve socialistë. PD dhe LSI kanë vendosur kusht largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit, por ky i fundit refuzon kërkesën dhe shprehet i bindur se zgjedhjet do të zhvillohen në datën e përcaktuar.

Lista e plotë e kandidatëve të PS

Qarku Tiranë

  1. Bashkia Tiranë – Erion Veliaj
  2. Bashkia Kamëz – Rakip Suli
  3. Bashkia Vorë – Agim Kajmaku
  4. Bashkia Kavajë – Redi Kraja
  5. Bashkia Rrogozhinë – Haxhi Molla

Qarku Elbasan

  1. Bashkia Elbasan – Gledian Llatja
  2. Bashkia Librazhd – Kastriot Gurra
  3. Bashkia Belsh – Arif Tafani
  4. Bashkia Cërrik – Andi Salla
  5. Bashkia Gramsh – Klodian Taçe
  6. Bashkia Përrenjas – Nuri Belba
  7. Bashkia Peqin – E papërcaktuar

Qarku Durrës

  1. Bashkia Durrës – Valbona Sako
  2. Bashkia Krujë – Artur Bushi
  3. Bashkia Shijak – Elton Arbana

Qarku Fier

  1. Bashkia Fier – Armando Subashi
  2. Bashkia Lushnjë – Fatos Tushe
  3. Bashkia Divjakë – Fredi Kokoneshi
  4. Bashkia Patos – Rajmonda Balilaj
  5. Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili
  6. Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi

Qarku Shkodër

  1. Bashkia Shkodër – Valdrin Pjetri
  2. Bashkia Pukë – Gjon Gjoni
  3. Bashkia Malësi e Madhe – Tonin Marinaj
  4. Bashkia Fushë-Arrëz – Fran Tuçi
  5. Bashkia Vau i Dejës – Mark Babani

Qarku Gjirokastër

  1. Bashkia Gjirokastër – Flamur Golemi
  2. Bashkia Përmet – Alma Hoxha
  3. Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi
  4. Bashkia Libohovë – Luiza Mandi
  5. Bashkia Këlcyrë – Klemend Ndoni
  6. Bashkia Dropull – Dhimitër Tola
  7. Bashkia Memaliaj – Gjolekë Guci

Qarku Lezhë

  1. Bashkia Lezhë – Pjerin Ndreu
  2. Bashkia Mirditë – Ndrec Deda
  3. Bashkia Kurbin – Majlinda Cara

Qarku Berat

  1. Bashkia Berat – Ervin Demo
  2. Bashkia Kuçovë – Sybi Shehu
  3. Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj
  4. Bashkia Skrapar – Adriatik Mema
  5. Bashkia Ura Vajgurore – Juliana Memaj

Qarku Korçë

  1. Bashkia Korçë – Sotiraq Filo
  2. Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli
  3. Bashkia Kolonjë – Erjon Isai
  4. Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu
  5. Bashkia Devoll – Eduard Duro
  6. Bashkia Pustec – Pali Kolevski

Qarku Kukës

  1. Bashkia Kukës – Safet Gjici
  2. Bashkia Tropojë – Rexhë Biberaj
  3. Bashkia Has – E papërcaktuar

Qarku Dibër

  1. Bashkia Dibër – Dionis Imeraj
  2. Bashkia Bulqizë – Lefter Alla
  3. Bashkia Klos – llmi Hoxha
  4. Bashkia Mat – Agron Malaj

Qarku Vlorë

  1. Bashkia Vlorë – Dritan Leli
  2. Bashkia Sarandë – Ardian Gurma
  3. Bashkia Delvinë – Majlinda Qilimi
  4. Bashkia Himarë – Jorgo Goro
  5. Bashkia Konispol – Shuaip Beqiri
  6. Bashkia Selenicë Simbol Preza
  7. Bashkia Finiq – Kristo Kiço