LEZHE- Gjykata e Lezhës ka liruar nga burgu kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Fran Frrokajn, dhe 11 zyrtarët e tjerë të bashkisë dhe hipotekave. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Frrokajn dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar për abuzim me pronat te ‘Rana e Hedhun’.
Vendimi i gjykatës është pritur me brohoritje nga mbështetësit e kryebashkiakut Frrokaj, të cilët prisnin jashtë ambienteve të gjykatës prej mëngjesit të sotëm, duke protestuar kundër arrestimit të kryebashkiakut, pasi sipas tyre, ai nuk ka lidhje me abuzimet me pronat dhe arrestimi i tij është politik.
Zyrtarët lokal të hetuar nga Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.