“Mjaft se më mërzite”, “mos bëj kështu se mërzitet mami dhe babi pastaj” Lira Gjika: Prinder nese vërtetë i doni femijet..

263
0

“Mjaft se më mërzite”, “mos bëj kështu, se mërzitet mami apo babi” “po edhe nëna me gjyshin mërziten” po edhe mësuesit e përdorin këtë shprehje. Të gjithë të rriturit i tregojnë fëmijës se ata mërziten, kur fëmija demostron një gjë apo do të tërheqi vëmëndjen e të rriturit, kur ka nevojë për ta, mirpo të rriturit nuk janë gjithnjë me humor të mirë.

Fëmija duhet ta dijë se kur duhet të flasë dhe si duhet flasë e sillet me të rriturin, që të mos e mërzisë, ndërsa të rriturit jo. Ata janë të rritur dhe nuk kanë nge të merren në çdo kohë me fëmijën dhe ta mësojnë atë, fëmijën, me seriozitet e përgjegjsi. Këto shprehje janë të zakonshme në komunikimin tonë me fëmijët.

Është e vërtetë, që përdoren gati në mënyrë të pavullnetshme nga të rriturit, por duhen shmangur nga komunikimi me fëmijën, nëse vërtetë i duam ata dhe, që të bëhen më të mirë e të zot se ne. Fillimi i mospërdorimit të këtyre shprehjeve do të jetë i vështirë, por mbas pak kohe, do të ndihemi mire, që nuk i përdorim, sepse edhe fëmijët do të jenë më të qetë e më të sigurt e të hapur me prindërit e të rriturit e tjerë. Lira Gjika