“Po nuk ja plotësove atë që kërkon, të bën namin, bërtet e ulëret me sa ka në kokë”. Këto fjalë i dëgjon kudo nga prindër dhe gjyshër që i referohen fëmijëve apo nipërve e mbesave të tyre. Këta njerëz flasin pa i shkuar në mëndje që janë ata të rriturit dhe e kanë ata për detyrë të edukojnë e rrisin fëmijën.
Dëshirat nuk i plotësohen fëmijës, sepse ai qan, kjo është shumë e gabuar. I rrituri duhet të plotesojë ato kërkesa dhe dëshira të fëmijës që i duken të drejta dhe të plotësueshme. Kur mendoni se deshira apo kërkesa mund te plotesohet, atehere plotesojani sa me shpejt, jo pasi ai, fëmija, insiston apo qan apo sjellje te tjera imponuese dhe prindërit që humbni durimin ja plotesojnë.
Kjo mënyrë është e dëmshme, sepse realizohet nëpërmjet padurimin dhe faktit që irrituri kërkon të shpëtojë nga kjo gjëndje acaruese, që fëmija provokon. Kur prindërit apo gjyshërit, nuk kanë ndërmënd ta plotësojnë dëshirën apo kërkesën, duhet të jenë të vendosur. Të rriturit duhet ta përballojnë me butësi fëmijën, duke i dhënë të drejtë në mërzinë e tij.
Fëmija kur kupton se nuk ka lëkundje apo nervozizëm, e pranon situatën dhe qetësohet. Plotesimi i dëshirave dhe kërkesave të fëmijës, duhet të jetë edukues dhe jo “mundje” ndërmjet të rriturit dhe fëmijës, se kush do të fitojë. Edhe nje gjë tjetër: të rritur, mos i mbytni me lodra të kota fëmijët, sepse ja zhvleftësoni edhe dëshirën edhe lodrën, duke ja kthyer në “sende” pa vlerë. Lira Gjika