Një lajm i mirë vjen nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Në këtë spital kanë ardhur në jetë trinjakët e familjes Gega: Noel, Samuel dhe Amelia, të cilët gëzojnë shëndet të plotë.
“Gëzim i papërshkrueshëm për familjen Gega për ardhjen në jetë të shëndosh e mirë të trinjakëve Noel, Samuel dhe Amelia në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, bashkë me bonusin e bebes 120 mijë lekë të reja për secilin prej të porsalindurve.”, shkruan Manastirliu në foton që ka shpërndarë në Facebook.