Ligji i ri për nënshtetësinë, Greqia lehtëson pasaportat

Ligji i ri, parashikon uljen e tarifës së nënshtetësisë, si dhe lehtësi në provimin e gjuhës për moshat e treta dhe personat me aftësi të kufizuara.

Njëkohësisht me ligjin e ri, parashikohen edhe disa dispozita,lidhur me mënyrën e marrjes në provim, të cilat tashmë do të jenë më të qarta dhe me më pak kontakt personal mes të intervistuarit dhe komisionit.

E ndërsa me ligjin për nënshtetësinë e brezit të dytë të emigranteve, procedurat janë shumë të thjeshta, për brezin e parë të tyre, dhe pikërisht moshat me pak se 65 vjeç, do të duhet të lexohet shumë, madje edhe do të nevojitet edhe certifikim i gjuhës greke ne nivelin A2.

Kjo procedurë, pritet të vështirësojë marrjen e shtetësisë për këtë kategori emigrantesh. Një tjetër vështirësi e këtij ligji, është edhe pezullimi i dhënies së shtetësisë për emigrantet që largohen për një periudhe më të gjatë se 18 muajsh nga vendi.

Në risitë pozitive të ligjin tashmë të miratuar, është edhe mundësia që ky ligj, iu jep emigranteve mundësinë e punësimit në sektorin shtetëror dhe atë publik, çka pritet t’ju japë emigranteve që jetojnë në Greqi, mundësi edhe më të mëdha në punësimin e tyre në vend.

Prej kësaj risie, pritet të përfitojnë mijëra emigrantë të cilët deri tani, iu provohej e drejta të punësoheshin në shtet, apo në bashkitë e vendit.

Eksperti i emigracionit dhe bashkëhartuesi i këtij ligji, Fatos Malaj, sqaron për Top Channel anët pozitive dhe negative të këtij ligji.

“Mesa e shoh unë ligjin, shoh që është shumë e vështirë për brezin e parë të emigrantëve. Sepse certifikimi i gjuhës greke kërkohet nga shteti për të pasur emigranti në provimin e gjuhës dhe historisë greke, janë në rangun e mësimit të shkollës së mesme”, tha ai.

- Advertisement -

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë...

Pensionet në Itali/ Sa vite punë duhet të keni për të qenë përfitues

Me 129 vota pro dhe asnjë kundër, senati italian miratoi në seancën e djeshme plenare marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.