LEZHË, MUNGOJNË VROJTUESIT E PLAZHIT

665
0

Pothuajse gjysma e sezonit turistik ka kaluar dhe ende mbetet problem në plazhin e Tales në Lezhë, mungesa e vrojtuesve.

Bizneset nuk i janë përgjigjur thirrjes për vendosjen e vrojtuesve, çka vë në rrezik jetën e pushuesve që frekuentojnë rreth 3 km vijë bregdetare.

Administratori i njësisë Shënkoll Bec Rrustja pranon problematikën e mungesës së vrojtuesve ndërsa thotë se njësia që ai drejton po monitoron situatën.

Rrustja paralajmëron se do të ketë masa ndëshkuese për të gjithë ato biznese që nuk vendosin vrojtuesit.

Pushuesit thonë se në disa vende janë vendosur kullat e vrojtimit por mungojnë vrojtuesit. E vetmja arsye pse zgjedhin plazhin e Tales janë hapësirat e gjëra dhe rëra kurative.

Gradualisht plazhi i Tales në Lezhë ka gjithnjë e më shumë pushues se vitet e kaluara por nga ana tjetër problem mbetet mungesa e disa shërbimeve për ta.