Lëvizjet e BUJSHME në PS, Rama merr drejtimin e Durrësit! Rikthehen disa ministra dhe ‘zhduken’ të tjerë, ja emrat

764
0

Kreu i qeverise, Edi Rama i ka befasuar të gjithë sot me lëvizjet e bujshme politike në Asamblenë e PS teksa synon medoemos mandatin e tretë.

Vetë shefi i qeverisë, ka ‘bojkotuar’ Vlorën duke ia besuar këtë qark një nga figurave më të rëndësishme të PS, Damian Gjiknurit. Pikërisht Gjiknuri do jetë ‘syri dhe veshi’ i Ramës për Vlorën në zgjedhjet e 2021-shit.

Ndërkaq Rama i ka hyrë “më këmbë detit” të Durrësit i cili është udhëhequr nga ish kryebashkiaku Vangjush Dako. Numri një i qeverisë, nuk ka gjetur dot një figurë më të besueshme dhe më të fortë se veten për qarkun e nxehtë të Durrësit, të përfolur edhe për shit-blerje votash, shkruan neësbomb.al

Ndërkaq, kryeministri ka vendosur t’i eliminojë zërat kritikë të së majtës siç është Ditmir Bushati. Qarkun verior të Shkodrës Rama ia ka dhënë nën drejtim Ilir Beqajt në një moment kur askush s’e priste. Beqaj, një nga figurat më të anatemuara të PS, dukej se i kishte mbyllur hesapet me të majtën por tanimë rikthehet si drejtues në Shkodër, mëson neësbomb.al.

Dhe ato që kanë qenë deri tani zëra për Sandër Lleshajn duket se po konfirmohen. Mesa duket Rama vërtet nuk ka më një marrëdhenie solide me ministrin e Brendshëm dhe qarkun e Lezhës ia beson Lindita Nikollës, një tjetër ministre e rikthyer.

U duk në hije kohët e fundit, por kryeministri ka reflektuar duke rifutur në arenën politike Niko Peleshin i cili rikonfirmohet në Korçë. Kreu i Grupit Parlamentar të Ps, Taulant Balla nuk lëviz nga qarku i Elbasanit, raporton neësbomb.al.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vazhdon të ketë gjithashtu besimin e kryeministrit dhe do jetë në krye të qarkut të Dibrës, raporton neësbomb.al.

Kukësi dominohet tërësisht nga Safet Gjici. Kryebashkiaku tashmë do të jetë edhe drejtuesi politik i këtij qarku për zgjedhjet e ardhshme me shpresën se do marrë maksimumin e votave të djathta.

Gramoz Ruçi, figurës “legjendare” të PS i besohet hambari i votave socialiste, qarku i madh i Fierit ndërsa ministri Bledi Çuçi do drejtojë qarkun e Gjirokastrës.

Rama s’ka vendosur ende ndërkaq për drejtuesin e qarkut të Beratit pasi nuk përmendi emrin e ministrit të Turizmit Blendi Klosi, ‘fati’ i të cilit nuk dihet ende.

Ndërkaq, shefi i qeverisë ka ‘blinduar’ Tiranën me plot tre drejtues. Elisa Spiropali, ‘snajperi’ grua në PS, e gatshme për çdo debat, do të jetë në krye të Tiranës bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj që synon te maksimizojë mandatet e majta. Bashkë me ta është edhe deputeti Ervin Bushati, një figurë ‘e pastër’ e papërfolur nga e djathta dhe shumë punëtor. Pikërisht në Tiranë do luhet edhe loja më e madhe pasi ky qark ka eshe numrin më të madh të mandateve.

Lëvizje interesante këto që i japin ritëm fushatës së zgjedhjeve të 2021-shit. Mbetet për t’u parë tashmë se cilat do të jenë lëvizjet e rivalëve të Ramës