Organizata Boterore e Shëndetësisë nuk e ka mbështetur planin e Bashkimit Evropian për “pasaportën” e vaksinimit. Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, në një intervistë në revistën gjermane tha se propozimi për përdorimin e një “libreze digjitale” kundër Covid-19 nuk do të ishte efikase për sa kohe nuk ka siguri se sa zgjat imuniteti pas vaksinimit.
HANS KLUGE, DREJTORI RAJONAL I OBSH-SË NË EVROPË
“Ne e kuptojmë që qeveritë po përballen me realitetin politik. Unë e kuptoj që përdorimi i këtyre librezave, që është njoftuar që do të zbatohen verën e këtij viti, është ndoshta e pashmangshme. Por ky nuk është rekomandim i OBSH-së.”
Eksperti i OBSH-së, pretendon me tej se situata e pandemise do të përmirësohet vitin tjetër.
“Një vit më vonë ne do te dimë shumë më tepër. Kjo është arsyeja pse unë besoj që pandemia do të ketë marrë fund në fillim të vitit 2022. Kjo nuk të thotë që virusi do te zhduket plotesisht. Por shpresojmë që nuk do të ketë më ndërhyrje shkatërruese.”
Komisioni i BE do te paraqesë projektligjin për “librezën e gjelbër digjitale” më 17 mars. Ne dokument do të regjistrohen vaksinimet për koronavirusin, analizat e sëmundjes COVID-19 dhe testet negative. Qëllimi është të hiqen kufizimet ne mënyre qe qytetaret te udhetojne lirshem në Evropë.