Levizja e lirë me Greqine, Ministri grek jep lajmin e mire per shqiptaret

2793
0

Diten e sotme Ministri Blendi Klosi tregoi se homologu i tij grek e ka garantuar ate se do të lejohet lëvizja e lirë e shqiptarëve në kufi, duke respektuar të gjitha protokollet anticovid. Ministrat kanë zhvilluar sot një takim dypalësh.

Ministri grek Haris Theocharis i ka thënë Klosit se lëvizja në kufi do të jetë e lirë me qëllim për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbjes së turizmit, si për shtetasit grekë që vijnë në Shqipëri, por dhe anasjelltas.

“Homologu grek, Ministri i Turizmit, Haris Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid. Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbjes së turizmit. #unërrinëshqipëri #pushoshqip #smilealbania”, shkruan Klosi dhe ndan fotot e mëposhtme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.