“Lëviza se kisha ftohtë”, dëshmia e ushtarit nga grabitja në Pashaliman

“Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë”. Kështu ka deklaruar gjatë dëshmisë së tij një nga ushtarakët e ndaluar pas grabitjes së armëve dhe municioneve në Pashaliman. Për ngjarjen janë ndaluar pesë ushtarakë që ishin në turn kur ndodhi vjedhja.

Burime të ABC News thonë se një nga ushtarakët e ndaluar pas grabitjes që ndodhi ditë më parë në Pashaliman ka deklaruar se nuk ndodhej në vendin e punës në atë moment pasi kishte ftohtë.

“U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, ka thënë ai.

Për këtë ngjarje janë proceduar edhe katër kolegë të tij. Çështja është duke u ndjekur nga Policia Ushtarake dhe rasti do t’i kalojë Gjykatës në Vlorë. Pesë të ndaluarit po mbahen në komisariatin e qytetit. Të gjithë ishin në turnin e rojes në momentin kur ndodhi grabitja. Tre pushkë automatike dhe municione luftarake u grabitën në bazën ushtarake të Pashalimanit. Ngjarja ndodhi natën e së enjtes.

Në lidhje me këtë ngjarje reagoi të premten dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i cili ka sqaruar se Policia Ushtarake ka referuar për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe për “Vjedhje”.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura siguron se ky rast sporadik nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare./abcnews.al

- Advertisement -

“Në prill do nisni plazhin” Habit sinoptikanja Tanja Porja: Duroni deri ditën e..

Sipas parashikimeve të sinoptikanes Tanja Porja, nga e enjtja deri ditën e shtunë kemi prezence të reshjeve te shiut. Edhe pse nje rritje e...

Ngjarje e tmerrshme/ Gjendet foshnja pa jetë brenda një çante policia në kërkim të së ëmës

Një foshnje është gjetur i vdekur në një qese pazari jashtë Kishës All Saints, Londër. Foshnja e vdekur është gjetur një ditë më parë...

Po punonte në fabrikë, humb jetën në punë i riu shqiptar. Sapo kishte mbushur 22-vjeç..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë. Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.