HomeNewsLetra e nënës...

Letra e nënës që emoconoi të gjithë «Kam 1 vit që gënjej tim bir, nuk dua ta dijë se kam …»

Ajo nuk e kishte imagjinuar kurrë që një ditë do të ndjehej ‘’e detyruar’’ t’i thoshte aq shumë gënjeshtra Theo-s, djalit të saj 8 vjeçar. Kjo gjë binte ndesh me premtimin që kishte bërë vetes vite më parë, do të tregohej gjithmonë e vërtetë me të dhe nuk do t’i fshehte asgjë, por nuk kishte zgjidhje tjetër. Emma Shaw e  vënë përballë sëmundjes së rëndë,  zgjodhi të tradhëtojë veten dhe të mbrojë djalin e saj nga vuajtjet e kimioterapisë, imunoterapisë dhe orëve të gjata sa nga një spital në një tjetër. Gjithçka nisi në mars të vitit 2017-të, ku 40-vjeçarja angleze nga Rothley, Leicestersuire, u shtrua në spital pasi u diagnostikua me polmonit.

Por analizat e mëtejshme treguan se mamaja e re duhej të përballej edhe me dy sëmundje të tjera të rënda: kanceri në mëlçi dhe kanceri trillo-negativ i gjirit. Ky i fundit është një lloj shumë i veçantë që godet vetëm 15% të grave të diagnostikuara me kancer gjiri. Për Emma-n nuk ishte aspak e lehtë të përballej me dy sëmundje në të njëjtën kohë, aq më tepër që kjo gjë nënkuptonte se do të ishte larg të birit për shumë kohë. Instikti i nënës është më i fortë se gjithçka, ndaj ajo zgjodhi ta gënjente duke i thënë se kishte thjesht një grip.

‘’E shikoj dhe e qaj. Nuk gjej dot guximin t’i them të vërtetën, dua të shijoj me të momentet e fundit që na kanë mbetur dhe jo t’i thyej zemrën. Ai është një fëmijë i shkëlqyer, i dashur dhe shumë i ndjeshëm. E ka kuptuar që unë nuk jam mirë dhe përpiqet të mos më shqetësojë dhe të më falë vetëm qetësi. I them që jam me grip, por kjo gënjeshtër nuk mund të zgjasë më. Jam ende e re për t’u larguar, dua të kaloj akoma edhe më shumë kohë me të. T’i them të vërtetën dhe t’i kërkoj falje për çdo gënjeshtër. Unë thjesht po e mbroj.’’-përfundon ajo për ‘’The Sun”.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.