Skip to content

“Lëre se po i bie të fikët!” Gruaja kap prej fyti dhe kërcënon ish-burrin në mes të rrugës (Video)

    Një ngjarje paksa e pazakontë ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit. Gazetarja e Klan News Anila Sefa thotë se ish-gruaja ka dhunuar bashkëshortin e saj duke e shtrënguar prej fyti e duke i bërë presion me akuza të rënda.

    Sipas gazetares, situata ka agravuar deri në atë pikë sa qytetarët që kanë parë skenën janë detyruar të lajmërojnë policinë.

    “Lëre o vëlla se këtij po i bie të fikët”, i thotë një nga qytetarët efektivit të policisë për burrin e dhunuar.

    “Më ka sulmuar gruaja dhe po pres policinë të vijë“, shprehet burri.

    Gruaja u thotë qytetarëve: “Ky ka vrarë një grua dhe 3 fëmijë…” Ndërsa siç duket një shok i të moshuarit i kthehet: Ky nuk prek mizën moj…

    Uniformat blu të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje i kanë shoqëruar të dy në komisariatin e policisë Fier. Mësohet se burri nga sjellja e ish-bashkëshortes ka patur probleme shëndetësore.