“Lëkundjet do zgjasin për javë dhe muaj”, sizmiologët amerikanë flasin per tërmetin në Turqi: Nuk flitet më për epiqendër, por ‘epi-linjë’

Meteorologu i CNN dhe eksperti i motit të keq, Chad Myers ka shpjeguar se përse pasgoditjet kanë qenë kaq të rënda, duke iu përgjigjur raporteve për një pasgoditje me magnitudë 7.5 pas tërmetit të parë në Turqinë jugore këtë mëngjes.

Pasgoditja 7.5 ishte “një tërmet në vetvete”, ka thënë Myers. “Do të ishte tërmeti më i fortë që nga viti 1999 në rajon. Ne gjithmonë flasim për epiqendrën, por në këtë rast duhet të flasim për epi-linjën.”

Dy pllaka masive tektonike – arabe dhe euroaziatike – takohen nën provincat juglindore të Turqisë. Përgjatë kësaj linje thyerjeje, “rreth 100 milje nga njëra anë në tjetrën, toka rrëshqiti,” tha Myers.

Kjo është ndryshe nga Unaza e Zjarrit, e cila kalon përgjatë bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë zonë, tërmetet dhe cunami shpesh shkaktohen nga subduksioni – ku një pjatë rrëshqet poshtë tjetrës.

Por në një “rrëshqitje goditëse”, pllakat lëvizin horizontalisht, dhe jo vertikalisht.

“Përse kjo ka rëndësi është sepse ndërtesat nuk duhet të shkojnë përpara dhe mprapa. Dhe pastaj valët dytësore nisin t’i çojnë mbrapa dhe përpara, gjithashtu”, tha Myers.

Për shkak të natyrës së kësaj ngjarje sizmike, pasgoditjet mund të zgjasin “për javë dhe muaj”, sipas meteorologes së CNN, Karen Maginnis. Për shkak të kësaj ngjarje sizmike tepër të rrallë, ekspertët e fushës janë shprehur këtë të hënë se dy tërmetet 7.8 dhe 7.5 që “shkundën” Turqinë duhet të futen në librin e rekordeve.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.