Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës rihter është regjistruar këtë të premte në Shkodër.
Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se epiqendra e tërmetit ka qenë 14 kilometra në jug të Shkodrës. Mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera të vendit, por edhe në Malin e Zi. Nuk ka njoftim për dëme materiale.
