Lëkundje të lehta tërmeti janë ndier pasditen e kësaj të premjte në Tiranë. Sipas EMCS epiqendra e tërmetit ka qenë rreth në Nikël të Fushë Krujës, rreth 16 kilometra nga kryeqyeteti, ndërsa thellësia fokale 4 kilometra.

Forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 3.6. Nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.