Skip to content

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndihet në Vlorë

    Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në afërsi të qytetit të Vlorës mesditën e kësaj të diele.

    Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e lëkundjes ndodhej rreth 17 kilometra në jugperëndim të Vlorës, në një thellësi prej 4.4 kilometrash.

    Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës, por nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.