Skip to content

Lëkundje tërmeti në Itali, panik te banorët

    Disa lëkundje sizmike janë regjistruar në orët e pasdites në provincën e Krotones në Itali.

    Sipas të dhënave, lëkundja e parë ishte me magnitudë 3.8 ballë Rihter me epiqendrën rajonin e Ciros, teksa u pasua nga 4 paslëkundje të tjera më të lehta.

    Tërmetet kanë shkaktuar panik te banorët e zonës një pjesë e të cilëve kanë dalë në rrugë nga frika e ndonjë lëkundje më të fortë.