Legalizimi i emigrantëve te paligjshëm, parlamenti britanik merr ne shqyrtim kërkesën e komunitetit shqiptar

1624
0

Parlamenti britanik ka nisur shqyrtimin e një kërkese, të komunitetit shqiptar atje, për një amnisti lidhur me legalizimin e emigrantëve të paligjshëm që qëndrojnë në Britaninë e Madhe.

Kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë dhe Industrisë, Zenel Hoxha në një intervistë për RTSH-në, tha se mund të përfitojnë më shumë se 50 mijë qytetarë shqiptarë, që ende nuk janë pajisur me dokumente.

Në Britani ka një numër të konsiderueshëm shqiptarësh, të cilët në pamundësi legalizimi kanë rënë pre e grupeve kriminale.

Marrëveshjen e nënshkruar mes Britanisë dhe Shqipërisë, për rikthimin e kësaj kategorie personash, Zenel Hoxha e konsideron si një hap të nxituar të qeverisë shqiptare.

Në Britaninë e Madhe ka pasur 2 amnisti të mëparshme për emigrantët e paligjshëm, periudhë që përkon me kohën kur në krye të qeverisë ishte Tony Bler.