Ledjana dhe Antonela e lanë, Mevlani kërkon këshilla nga Iliazi: Po si ia del t’i mbash dy gra?

358
0

Mbremjen e sotme është finalja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” dhe të ftuar janë të gjithë personazhet që kanë ndryshuar jetën e tyre në program, mes tyre dhe Iliazi.

Historia e tij u transmetua pak muaj më parë, një burrë nga Peshkopia që jeton nën një çati me dy gratë e tij dhe 8 fëmijët e tyre.

Në videon promo të publikuar nga faqja zyrtare e emisionit shihet se një tjetër i ftuar është ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlani. Ai është takuar me Iliazin dhe i ka kërkuar atij këshilla.

“Po si ia del m vlla t’i mbash dy gra? Unë një herë që tentova, më ikën të dyja”, dëgjohet t’i thotë ai.

Kujtojmë se gjatë kohës së tij në “Përputhen” Mevlani ishte mes Antonelës dhe Ledjanës, por nuk përfundoi me asnjërën.