“Ledio te lutem”/ Regjisori misterioz i Arjan Çanit ju prezanton me familjen e tij

2360
0

Regjisori besnik i programit të Arjan Çanit “Zonë e lirë”, Ledio Topalli ka nisur rrugëtimin me këtë program që në nisje të tij, 15 vite më parë.

Ndonëse shprehja ‘Ledio të lutem’ është bërë prej vitesh pjesë e zhargonit të përditshëm, personazhin kryesor që qëndron pas realizimit të “Zonë e lirë”, pak ose aspak e njohum.

Ledio ka zgjedhur të ruajë një profil të ulët publik, duke u kujdesur që portretin e tij të mos e publikojë në asnjë rrjet social.

Por cila është familja e regjisorit të njohur?!

Ledio është i martuar me dietologen-nutricionisten Rolina Naco dhe çifti ka një vajzë.

Ndonëse regjisori Topalli është tejet diskret për të ndarë me ndjekësit e tij imazhe të familjes së tij, bashkëshortja Rolina duket se është më ‘dorëlëshur’ pasi në llogarinë e saj në instagram poston herë pas here foto me të bijën, por duke respektuar në maksimum dëshirën e të shoqit për të mos e zbuluar portretin e tij.