“Le të mos kërcejmë me meloditë e tyre”, slogan kunder Ursula von der Leyen dhe Alex Soros

200
0

Partia e Viktor Orban në Hungari ka nisur një fushatë kunder presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ngjashëm sikurse ka bërë më herët me paraardhësin e saj, gjë që pati zgjuar reagimin e Brukselit.

Në “billbordet” e mëdha që janë vendosur gjatë natës, duke zbardhur e hëna e 20 nëntorit, shfaqet Ursula von der Leyen së bashku me Alex Soros, djalin e financierit liberal me origjinë hungareze George Soros, një objektiv i përhershëm armiqësie nga Partia në pushtet Fidesz.

“Le të mos kërcejmë me meloditë e tyre”, shkruhet në sloganin me gërma të mëdha, ndërsa kjo fushatë bëhet para zgjedhjeve parlamentare evropiane që do të mbahen qershorin e ardhshëm. Zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer tha se tabelat nuk e shqetësonin Ursula von der Leyen.