Skip to content

Largohet vala e acartë, ja cfare moti pritet për sot

    E premte/

    Prej disa ditësh vendi ynë është prekur nga masa të ftohta ajrore kun ë të gjithë Shqipërinë termometri ka shënuar disa gradë nën zero.

    Ndërkohë, ditën e premte, pritet që të kemi një përmirësim të kushteve të motit. Sipas sinoptikanëve nesër do të kemi një rritje të temperaturave në të dyja vlerat.

    Moti parashikohet me vranësira në pjesën e parë të ditës dhe gradualisht pas mesdite mot i kthjellët në të gjithë vendin.

    Era do të fryjë me drejtim nga veri-verilindja me shpejtësi deri në 10m/s, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 2 ballë.