Largohet pas 7 vitesh punë, ja mesazhi i ndjerë i gazetares së News 24

1018
0

Gazetarja e politikës në News 24 ka mbyllur një kapitull të rëndësishëm në jetën e saj. Ajo i ka dhënë fund pas 7 vitesh karrierës së saj në News 24 dhe Radio Rash.

Tashmë atë do të kemi mundësi që ta shohim në një tjetër televizion që do të hapet së shpejti, A2.

Postimi i plotë

Faleminderit News24, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare! Mbyllet sot nje kapitull me shume se 7-vjecar, tejet i rendesishem i jetes sime ne kete grup mediatik ku u rrita dhe mesova shume!

Me qindra lajme, gjithmone te paret…ndonjehere mund te ndodhte edhe te dytet e te tretet…por gjithmone me lajme te verteta dhe te konfirmuara.

Here me nerva, por gjithmone me te qeshuren time kane kaluar si pakuptuar 7 vite! Nga i pari e deri tek i fundit, te ata qe kane ikur e te ata qe jane ende.. ju falenderoj nga zemra per mbeshtjetjen qe me keni dhene. Ne kembim jam perpjekur te jap dashurine time ne cdo gje qe kam krijuar ne News24, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare.

FALEMINDERIT!!!

Ps. Mos kujto se te harrova! Radio Rash!

Per mua radio nuk ka qene asnjehere ajo zyre me muret kuqeblu, sfungjeret ne studio apo mikrofoni dhe mixeri mbi tryeze. Per mua ajo radio ka qene dhe do mbetet Anjeza Mio.

E mban mend Mio!? Mua m kujtohet si tani… me pantallonat e shkurtra zbrita nga autobusi i uzines. As nuk e dija ku kisha ardhur. ( sot e di mire, ne maje te Shkozes 🤣)

Une prisja drejtoreshen e Radios…dhe perpara me doli nje zonje e veshur me jeshile, me floket e zinj pis (shyqyr qe ma ke degjuar fjalen tani) dhe qerpikun der ne vetull…( nuk po vazhdoj me pershkrimet e tjera) ti hape deren e me dhe doren, mua studentes qe si nje zyshe e shkelqyer qe ishe, nuk besoj se te kam zhgenjyer ndonjehere!

Fale teje Mio, une jam ketu sot! Dhe sukseset e mia ti dedikoj dhe ty! Sepse je njeriu qe sfidon cdo peshore me drejtesine qe ke, dhe urtesia jote ne cdo gje eshte per tu marre shembull.

(E di qe tani do jesh duke thene: e me mja, ci ke keto?!) ti e di qe i kam nga zemra, dhe ska qene kurre e nevojshme te ti them, sepse ti i di me vepra.

Dhe per sa kohe ka njerez si ti… nuk ka kurre vend per Lamtumire…por vetem per Mireupafshim!!!

E fundit: ejjjjj… nuk iki une, do te kthehem shpejt ne shtepite e cdo shqiptari me projekte te reja.

Faleminderit, respekte, M.K