Largimi i dy deputeteve nga PDIU, Shpëtim Idrizi çudit me reagimin e tij: Ato ishin…

823
0

Pas publikimit të lajmit se, dy deputete e PDIU-së, Reme Lala dhe Elena Xhina i janë bashkuar Partisë Socialiste, ka ardhur dhe reagimi i parë i kryetarit të partisë së çamëve. Shpëtim Idrizi e cilëson largimin e dy deputetëve nga PDIU si lajm të vjetër duke thënë se, ato e kanë vendosur një gjë të tillë që pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qënë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çeshtjes Çame. Çështja Çame na bashkon dhe na ndan me këdo … si një kauz jo vetem e jona, po e çdo shqiptari brenda dhe jashtë kufijëve”,shkruhet në komunikimin zyrtar.