Griselda Gjikolaj nuk ka qenë e dashura e Erion Bengës. Këtë e deklaron vetë i riu. 23-vjeccari duke folur për ngjarjen e ndodhur në Laprakë, tregon se gjithçka ka nisur pasi dy djem kanë ngacmuar 17-vjeccaren në lokal.
“Nuk kam qenë asnjëherë i lidhur me 17 vjeçaren. Griselda kishte 10 muaj e lidhur me mikun tim. 10 ditë më parë kishim konflikt me personat në lokal pasi ngacmuan Griseldën nga tavolina tjetër dhe kjo mjaftoi. Në ditën e ngjarjes ne shkuam si zakonisht në lokal, ata ishin aty. Nuk i njoh me emra asnjërin, vetëm fytyrat. Griselda ishte një vajzë shumë e mirë, thashetheme kanë qarkulluar këto dy ditë. Nënën e ka në Itali, ndërsa babain e ka në Mirditë, ishte e ëma ajo që e ndihmonte nga ana financiare. Ajo në Tiranë jetonte me të vëllain dhe motrën e saj të vogël. Griselda ishte vetëm në shkollë, nuk ishte e punësuar dhe ishte vajzë me parime”, është shprehur Benga për Fax Neës