Lana del nga shtrati, uji merr gjithçka përpara, përmbyten katet e para. Video ben xhiron e rrjetit

689
0

Kanë mjaftuar pak minuta shi i rrëmbyer që rrugët në Tiranë të përmbyten nga uji. Këto janë pamjet që vijnë nga zona e Pallatit me Shigjeta dhe Unaza e Re ku lumi i Lanës ka dalë sipër në rrugë.

Reshjet e rrëmbyera që ranë pak minuta më parë e kanë fryrë së tepërmi Lanën duke bërë që ajo të dalë nga shtrat. Duket se një situatë e tillë edhe për shkak të mbindërtimit dhe ngushtimit të hapësirave në kryeqytet duke bërë që ujët të grumbullohen në Lanë.