Lamtumirë Shqipëri: Këto janë 29 VIP-at që ikën nga vendi për një jetë më të mirë

1438
0

Në këtë listë janë Vipat shqiptar që vendosen te transferohen jashtë Shqipërise sidomos në Amerikë, Europe apo Turqi

Anjeza Shahini – Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini që pas martesë së saj me diplomatin anglez, Paul Edward Conollyn, vendosi të largohej nga Shqipëria dhe të niste një jetë të re me të në Angli. Këngëtarja prej vitesh jeton në Angli dhe pak muaj më parë u bë për herë të parë nënë e një vajze. Ajo gjithashtu është shkëputur dhe nga muzika dhe i është dedikuar plotësisht familjes së saj.

Almeda Abazi – Ish miss Shqipëria, Almeda Abazi ka shkuar në Turqi vite më parë dhe u bë shumë e famshme atje. Më pas Almeda njohu Tolgahanin dhe sot janë një nga çiftet më të njohura në Turqi. Siç dihet Almeda ndonëse jeton atje, nuk ka hequr dorë nga vendlindja e saj dhe shpesh herë ka qenë pjesë e projekteve të ndryshme këtu. Ndërkohë, vetëm pak javë më parë ajo u bë nënë e një djali.

Lori Hoxha – Blogerja dhe trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha po ashtu prej muajsh tashmë është zhvendosur të jetojë në Londër ku dhe po vazhdon studimet e saj atje. Lori shpesh herë publikon foto dhe video nga përditshmëria e saj në Londër, por ajo shpesh herë udhëton dhe drejt Shqipërisë ku takon familjarët e saj.

Emina Çunmulaj – Emina ka emigruar në Amerikë në një moshë shumë të re dhe prej vitesh vazhdoi karrierën si modele atje. Ajo pak vite më parë u martua me biznesmenin bilioner Sam Nazarian. Çifti janë prindër të dy vajzave dhe jetojnë në Kaliforni. Emina rikthehet shpesh në Shqipëri për të takuar familjarët e për të bërë bamirësi.

Anxhelina Hadërgjonaj – Anxhelina prej vitesh tashmë është zhvendosur në Amerikë. Anxhelina ka vite pa sjell këngë, por po përflitet se ajo po punon për të sjell një projekt të ri në Amerikë. Bukuroshja shqiptare jeton së bashku me makeup artistin e njohur Ariel dhe shpesh herë e kemi parë nën shoqërinë e personazheve të njohur të Hollywoodit.

Alberie Hadërgjonaj – Edhe Albëria ashtu si e bija prej vitesh është larguar nga vendlindja e saj dhe është vendosur në Amerikë ku dhe siç ka treguar ka filluar punë në një kompani të suksesshme në Amerikë si agjente e pasurive të paluajtshme. Ndryshe nga e bija, Albëria e viziton shumë Shqipërinë dhe është mjaft aktive në intervista dhe me projekte të reja muzikore.

Vesa Luma dhe Big Basta – Çifti i njohur i showbizit Vesa Luma dhe Big Basta jetojnë në Zelandën e re së bashku me djalin e tyre. Si fillim në Zelandë u vendos Big Basta dhe më pas Vesa me djalin e tyre. Familja aktualisht ndodhen me pushime në Shqipëri.

Linda Halimi – Linda Halimi jeton tashmë prej vitesh në Amerikë ku dhe është martuar me reperin Big D me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Kaimana. Linda është mjaft aktive në profesionin e saj dhe vetëm pak vite më parë ajo u bë pjesë e ‘American Idol’ ku dhe mahniti jurinë me zërin e saj.

Xhesika Berberi – Xhesika tashmë prej vitesh jeton në SHBA ku dhe po ndjek karrierën e saj si modele. Bukuroshja shqiptare është bërë pjesë e shumë e eventeve të rëndësishme atje dhe të shumtë janë ata që e kanë krahasuar me supermodelen Gigi Hadid. Xhesika është mjaft aktive në rrjete sociale dhe përherë publikon foto dhe video nga e përditshmja e saj në Amerikë.

Adrola Dushi – Pas ndarjes nga bashkëshorti, Adis, modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi vendosi të ndiqte ëndrrën amerikane dhe prej kohësh tashmë është zhvendosur në SHBA. Atje modelja ka pozuar edhe për marka ndërkombëtare. Për një perudhë disa mujore ajo bashkëjetonte me modelen, Xhesika Berberi dhe vajzat shiheshin kudo bashkë.

Loredana dhe Mozzik – Çifti i njohur i showbizit Loredana dhe Mozzik pas martesës së tyre dhe lindjes së vajzës Hana janë zhvendosur në Zvicër ku dhe po vazhdojnë karrierën e tyre,. Loredana është bërë e njohur në tregun muzikor zviceran dhe gjerman dhe këngët e saj janë kthyer në hite. Çifti shumë herë kanë publikuar edhe pamje nga shtëpia e tyre luksoze në Zvicër.

Nik Xhelilaj – Aktori Nik Xhelilaj pas një karriere të suksesshme në Shqipëri vendosi që të largohej në Gjermani për të zhvilluar karrierën si aktor atje. Ai mori pjesë në filmin “Winnetou”, një rol që e bëri dhe të njohur në Gjermani. Mirëpo, prej kohësh tashmë aktori është zhvendosur në Turqi ku dhe është bërë pjesë e një sërë serialeve të njohur atje.

Floriana Garo – Moderatorja e njohur, Floriana Garo, e cila për disa vite drejtoi emisionin “Jo vetëm modë” prej kohësh është larguar nga Shqipëria për t’u zhvendosur në Zvicër, së bashku me të fejuarin e saj. Floriana një vit më parë u bë nënë e një vajze.

Ledina Çelo – Këngëtarja e njohur Ledina Çelo së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët prej vitesh jetojnë në Gjermani. Ledina është shkëputur nga muzika dhe nëpërmjet postimeve të ndryshme ka treguar se i është dedikuar tërësisht familjes.

Afërdita Dreshaj – Modelja e njohur Afërdita Dreshaj shumë vite më parë u largua nga vendlindja e saj për të shkuar në Amerikë ku dhe vazhdoi karrierën e saj si modele. Bukuroshja bjonde një vit më parë i dha fund beqarisë me sportistin Jakub Kindl me të cilin tashmë jeton në Miçigan.

Morena Taraku – Morena Taraku po ashtu është zhvendosur të jetojë në Turqi ku dhe po ndjekë karrierën e saj në muzikë dhe në aktrim. Ajo është bërë mjaft e njohur atje dhe shpesh herë mediat turke shkruajnë për të.

Gëzim Nika – Këngëtari i muzikës popullore Gëzim Nika është një ndër personazhet e parë që është larguar nga Shqipëria për të ndjekur ëndrrën amerikane. Gëzimi së bashku me familjen jetojnë në SHBA, mirëpo ai vazhdon ende të jetë aktiv në tregun muzikor shqiptar ku shumë herë është i ftuar në koncerte dhe lokale të ndryshme.

Merita Halili – Këngëtarja Merita Halili gjithashtu prej vitesh jeton në SHBA dhe shpesh herë është konsideruar si ambasadore e muzikës shqiptare në Amerikë. Ajo është e pranishme në shumë koncerte dhe evente të ndryshme që zhvillojnë shqiptarët në SHBA.

Bleona Qereti – Bleona pak vite më parë lajmëroi se do të largohej nga Shqipëria dhe momentalisht jeton në Amerikë ku dhe vazhdon karrierën muzikore dhe ka publikuar një sërë këngësh që kanë qenë të suksesshme. Po ashtu Bleona po merret dhe me aktrim dhe siç ka rrëfyer shumë shpejt do ta shikojmë në një serial të njohur amerikan.

Anila Mimani – Këngëtarja e njohur e një sërë hitesh, Anila Mimami është shpërngulur prej 15 vitesh në Zvicër ku dhe ka krijuar familje dhe është bërë nënë e dy fëmijëve. Ajo ka qenë aktive në koncerte të ndryshme dhe së shpejti do të publikojë një videoklip të ri.

G Bani – Reperi i njohur G Bani i cili dikur ka qenë shumë i njohur për shqiptarët, pas largimit nga Shqipëria vazhdoi jetën e tij në Londër. Prej vitesh G Bani nuk ka nxjerr asnjë projekt të ri muzikor, mirëpo muajt e fundit ka qenë i ftuar në koncerte dhe evente të ndryshme të zhvilluara në Tiranë.

Alida Duka – Këngëtarja Alida Duka, është shpërngulur prej vitesh në Gjermani ku dhe jeton me djalin e saj. Pavarësisht largësisë, Alida vazhdon të sjell këngë dhe videoklipe të reja që kthehen në hite. Këngëtarja deklaroi së fundmi se së shpejti do të martohet me partnerin e saj francez.

Hueyda El Saied – Hueyda së bashku me djalin Gabriel jetojnë në Luksemburg prej vitesh. Hueyda pak kohë më parë tregoi në një intervistë se në Luksemburg punonte në një bankë. Sa i përket jetës private Hueyda është në një lidhje me drejtorin e institutit financiar në Zvicër.

Klaudia Pepa – Dy vite më parë balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa mori pjesë në Amici ku dhe u bë shumë e njohur për publikun italian. Pas ndarjes nga Albi Nako, Klaudia vijon të jetojë në Itali ku dhe po zhvillon karrierën e saj në prezantim dhe balet.

Aurela Hoxha – Modelja, Aurela Hoxha prej disa kohësh është larguar në Spanjë ku dhe jeton me partnerin e saj. Aurela ka hapur atje linjën e saj të rrobave të banjove dhe shpesh herë ndan me ndjekësit pamje nga jeta e saj e përditshme.

Dorina Gegiçi – Po ashtu edhe modelja Dorina Gegiçi është shpërngulur në Spanjë së bashku me Aurela Hoxhën. Dorina ka vazhduar karrierën e saj si modele në Spanjë ku dhe shpesh herë ka pozuar për firma të ndryshme.

Ornela Bregu – Edhe moderatorja e njohur Ornela Bregu hoqi dorë nga televizioni dhe së bashku me familjen e saj u zhvendos për në Spanjë. Ajo nuk ngurron që herë pas here të publikojë pamje nga shtëpia e saj atje por edhe nga momentet që kalon me familjen.

Kreshnik Spahiu – Pasi dha dorëheqjen si kryetari i “Aleancës Kuqezi” dhe deklaroi largimin nga politika, Kreshnik Spahiu prej disa muajsh po jeton larg Shqipërisë. Spahiu ndodhet në Bruksel aty ku ka nisur një jetë të re.

Shpëtim Saraçi – Kompozitori Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Mira Konçi u larguan vite më parë nga Shqipëria. Tashmë prej vitesh ai së bashku me familjen jetojnë në SHBA. Në intervista të ndryshme kompozitori ishte shprehur i zhgënjyer nga vendlindja e tij dhe për këtë arsye u largua./Burimi: Xing.al