Lamtumirë ditëve të ngrohta, vjen dimri i vërtetë, sinoptikani zbulon cfarë pritet duke filluar nga sonte..

1039
0

Këtë javë i themi lamtumirë ditëve të ngrohta pranverore, pasi moti merr një kthesë të madhe sa i përket kushteve sinoptike në vendin tonë, duke sjellë dhe reshje dëbore.

“Ditën e nesërme parashikohet që të kemi reshje dëbore në zonat më të ulëta. Ndërsa e mërkura sjell sërish përmirësim të motit me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por nuk priten reshje në territorin shqiptar”.

Ulje të ndjeshme do të pësojnë edhe temperaturat në vlerat minimale, ndërsa ato maksimale nuk do jene me shume se 13 grade Celcius.

“Duke filluar që në orët e mbrëmjes do të kemi rënie të temperaturave duke u njohur me vlerat tipike gjatë Janarit”.

Edhe era në det pritet të jetë problem pasi do të arrijë shpejtësinë deri në 70 km/orë, dobësimi i së cilës pritet të jetë gradual nga mesi i javës.