4.5 C
Tirana

Lamtumirë Ariela! Autori i vrasjes në koma (Video)

Date:

Share:

Eshtë përcjellë sot për në varreza studentja Ariela Murati, që u qëllua me pistoletë një ditë më parë në Tiranë nga një i ri, që dyshohet se kërkonte të lidhej me të. Dhimbja është e thellë edhe në fakultetin e drejtësisë ku Ariela studionte. Kurse autori i vrajes, që qëlloi më pas edhe veten, ndodhet në spital në koma.

Mes lotësh dhe dhimbjes së thellë të familjes, të afërmve dhe miqve është përcjellë për në varrezat Ariela Murati, 21-vjeçarja e cila u vra pasditen e së dielës në mes të rruges, nga 23-vjeçari Aldison Belulaj.

Familjaret e kanë të pamundur të prononcohen, ndërsa Drejtoresha e gjimnazit “Sotir Capo” ku Ariela ka studiuar shprehet e tronditur.

Në Zharrëz kanë mbërritur edhe shokët e grupit të Fakultetin të Drejtësisë në Tiranë, kur Ariela studionte. Salla 307 e Fakultetit është bosh. Ndërkohë që studentë të tjerë kanë krijuar një kënd përkujtimi për të, në fakultet. Në shkollë pedagogët e njihnin për student të qetë:

“Studente e qetë, njeri i dashur, pozitiv që kërkonte të arrinte shumë dhe pse jo aspironte të vinte të bëhej kolege.Në një nga postimet e veta në rrjetet sociale shkruante diku, se” Nuk i vrasin armët njerëzit,i vrasin vetë njerëzit”. Duket sikur këtë fatkeqesi që i erdhi, e kishte parashikuar. Jo vetëm unë po çdo koleg padiskutim që ndjen keqardhje”, thotë Erlis Hereni, pedagog Fakulteti Drejtesise

“U ndjeva keq, nuk ishte ndonjë arsye e madhe për t’i marrë jetën një personi. Ai nuk konsiderohet njeri”, thotë një student.

“Sinqerisht na erdhi keq, pavarësisht se nuk e njihja po ndodheshe në fakultetin tonë”, rrëfen një tjetër.
“Na shokoi, sepse një ngjarje e tillë nuk është e thjeshtë sidomos për ne që vijmë përditë këtu”, thotë një tjetër studente.

“Ishte vajze ekselente, kishte të ardhme përpara. Më erdhi shumë keq”, shprehet një tjetër studente.

Ndërkohë në spitalin e Traumës ku ndodhet i shtruar në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore, autori Aldison Belulaj ruhet nga forcat e policisë. Uniformat blu i druhen një hakmarrje të mundshme nga familjarët e vajzës. Mjekët nuk japin garanci për jetën e 23-vjeçari i cili është në gjendje kome të thellë.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.