“Lamtumirat nuk janë fundi…”, vajza e aktorit Xhevdet Feri prek me fjalet e saj

597
0

Arti dhe kinematografia shqiptare kane humbur se fundmi një nga aktorët më të mirë. Xhevdet Feri u nda nga jeta para kohe në moshën 59-vjeçare më 16 janar.

Ai ishte një lajm i hidhur jo vetëm për familjen, miqtë, kolegët, të gjithë dashamirësit e artit, për ata që e njohën nga afër atë, por edhe për gjithë publikun.

Dy javë nga ikja e aktorit të njohur, vajza e tij Bora nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ka kujtuar me mall dhe dashuri babanë e saj.

“Lamtumirat nuk janë përgjithmonë, lamtumirat nuk janë fundi. Ato thjesht kanë kuptimin se më mungon derisa të takohemi sërish. Më mungon papi” ka shkruar e bija në Instagram.