“Lali Eri nuk do rikandidojë në Tiranë, nuk e do Edi Rama”

851
0

Për Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, mazhoranca nuk do të rikandidojë Erion Veliajn për Bashkinë e Tiranës.

E ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, Kryemadhi u ndal edhe tek zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Sipas Kryemadhit, kreu i PS-së Edi Rama nuk e do Erion Veliajn, pasi ky i fundit shihet si pasardhës i tij në krye të socialistëve.

Për këtë arsye ajo shpreh bindjen se PS nuk do të rikandidojë Veliajn për Bashkinë e TIranës në vitin 2019.

“Rama mund të mos ta kandidojë Veliajn, sepse po i bën hije si figurë. Veliaj po shikohet si një figurë e ardhshme e Partisë Socialiste” tha ajo