Lajmi mirë për vendin tonë nga Lojrat Olimpike

390
0

Pas zhgënjimëeve të njëpasnjëshme, një lajm i mirë vjen nga “Paris 2024” për vendin tonë. Kemi mposhtur mundësin kampion të Afrikës dhe jemi ende në lojë…

Konkretisht, i natyralizuari kuqezi Zelimkhan Abakarov ka fituar ndeshjen e parë në peshën 57 kg, në mundjen e lirë, në Olimpiadën që po zhvillohet në kryeqytetin francez.

Sportisti i “Team Albania” mundi jo pa vështirësi, me pikë 7-6, kundërshtarin e tij nga Guinea Bisau, në një ndeshje me përmbysje.

Në çerekfinale, Abakharov do të ndeshjet me mundësin indian, Aman. Edhe kjo sprovë konsiderohet e vështirë, por shpresat për t’ia dalë mbanë ekzistojnë. Synimi është për të qënë në zonën e medaljeve.