Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 6 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve në 383. 6 personat pozitivë janë konstatuar nga 182 teste të kryera.
Rastet e reja janë konstataur në Tiranë, Elbasan dhe Korçë.
Për fat të mirë në Shkodër nuk është konstatuar asnjë rast gjatë 24 orëve të fundit, një rreth i cili me rastet e ditëve të fundit duket të jetë kthyer në një ndër vatrat më të rrezikshme në vend.
Një ditë më parë, ISHP konstatoi 16 raste të reja me koronavirus në vend, ku numri më i lartë ishte pikërisht në Shkodër.
Deri më tani kanë ndërruar jetë 22 persona, ndërsa janë shëruar 15 persona gjatë 24 orëve të fundit.