Lajmi i Fundit nga Brukseli: S’ka negociata për Shqipërinë!

771
0

Në minutat e fundit kur Bashkimi Europian pritet te dalë me qendrimin zyrtar, gazetarja Erisa Zyka nga Brukseli ka deklaruar për Emisionin Opinion : Lajmi i fundit që më ka ardhur është që Presidenti i Francës nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Është konfirmimi që ka ardhur enkas për emisionin Opinion.

Kjo deklaratë e gazetares Erisa Zykaj, nga Brukseli për emisionin Opinion në lidhje me hapjen apo jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, u bë teksa, kishte filluar darka e punës e 28 liderëve europianë, të cilët kanë në axhendën e tyre, së pari çështjen e zgjerimit dhe pastaj çështjen e Turqisë.

“Holanda gjithashtu ka qenë kundër Shqipërisë.  Danimarka ka insistuar që të ndajnë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, sipas saj mund të kishte një mundësi për një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë thotë se kriteret nuk janë plotësuar, ndërkohë dhe Spanjën e kemi patur kritike . Këto vende kanë qenë Ok për Maqedoninë e Veriut, nëse Franca dhe Holanda do të kishte thënë po”,tha më tej gazetarja.

Ndërkohë gazetarja eshte shprehur gjithashtu se deri tani Kryeministri Rama nuk ka bërë tjeter se vetem propagande dhe se nuk ka pasur asnje date te caktuar per hapjen e negociatave / Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.