Ndërsa studentët vijojnë protestën e tyre në ditën e 9-të, mbrëmjen e sotme është zhvilluar një incident mes tyre dhe policisë.
“Faxweb.al”, ka siguruar videon nga momenti i përplasjes, shkak i së cilës është bërë një kazan, ku studentët kanë tentuar të ndezin një zjarr për tu ngrohur, por nuk janë lejuar nga policia.
Pas këtij momenti, studentët janë përplasur me policinë, ndërsa një zonjë dëgjohet tu thotë efektivëve, “Po lërini se janë gjunah more. Po kërkojnë të ngrohen. Është gjunah te Zoti, është gjunah!”.
Për më shumë shihni videon e mësposhtme: