Lajmi i fundit/ BE-ja heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta nga COVID-19, ja cfare vendosi..

212
0

Rritja e rasteve me Covid ne vendin tone, ka detyruar Bashkimin Europian që të heqë vendin tonë nga lista e vendeve të sigurta për të udhëtuar.

Këshilli i BE-se përditësoi listën e vendeve, rajoneve të veçanta administrative dhe entiteteve të tjera dhe autoriteteve territoriale për të cilat kufizimet e udhëtimit duhet të hiqen.

Uruguai,  Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei Darussalam, Japonia dhe Serbia u hoqën nga lista.

Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë dhe, sipas rastit, do të përditësohet.