Lajme të mira vijnë për Ballist Morinën, ja çfarë i ka ndodhur sot tifozit nr.1 të Kombëtares

741
0


Ismail Morina, i quajtur ndryshe dhe si Ballisti, aktualisht ndodhet në burg prej tre muajsh në Dubrovnik në Kroaci. Ai është duke pritur urdhrin e ekstradimit për në shtetin serb.

Teksa e ka apeluar vendimin, një lajm super i gëzueshëm ka mbërritur në jetën e tij. Ballisti është bërë baba i një djali, të cilit i ka vendosur emrin Flamur, në nder të gjestit heroik të babait, gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi në Beograd, ku ngriti banerin me mbishkrimin Autochtonus.

Sipas familjarëve djali gëzon shëndet dhe lajmi i ka shkuar së pari Ballist Morines në qeli. Tifozi nr.1 Kombëtares kuqezi është i martuar me italianen Federika Lo Toro me profesion avokate dhe së bashku kanë dhe dy fëmijë të tjerë më të mëdhenj.