Lajme të këqija për motin, ja çfarë pritet këtë javë

1198
0

Moti javën e ardhshme pritet të sjellë rënie ndjeshme të temperaturave në vendin tonë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon rënie të temperaturave, dhe ngrirjen e rrugëve në pjesën më të madhe të vendit.

Parashikimi:
Java e ardhshme, do të dominohet nga mot i kthjellët me vranësira kalimtare. Përgjatë luginave, do të shfaqet mjegulla lokale në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era, përgjithësisht do të ketë drejtim nga verilindja. Përkohësisht gjatë këtyre ditëve, do të fitojë shpejtësi. Zonat me erë më të fortë do të jenë ato bregdetare, lugina e Drinit dhe alpet.

Ndikimi i masave të ftohta, verilindore do të sjellë rënie temperaturash si në tabelë si dhe ngrica në rrugë në një pjesë të madhe të vendit. Ju urojmë një javë të bukur!