Ish-deputeti i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo, njofton lajmin e rëndë të ndarjes nga jeta të vajzës së tij të madhe.
Mësohet se ajo është aksidentuar në Maqedoninë e Veriut. Detaje të tjera janë ende të paqarta.
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkruan Tavo në faqen e tij në Facebook.