Lajm i Trishte/ Ndërron jetë 24-vjeçarja shqiptare në Itali, foshnja 18 muajshe mbetet jetime (EMRI)

1599
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 24-vjeçare ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në provincën “Barcellona Pozzo di Gotto”, teksa viktima është Ambra Seferi, e cila  ka gjetur vdekjen në banesën ku jetonte.

Sipas mediave italiane, 24 vjeçarja kishte lënë të hapur derën e shtëpisë ndërsa do ngjitej në tarracë, por më pas dera u mbyll. E shqetësuar se fëmija i saj 18 muajsh dhe vajza e një miku kishin mbetur vetëm në shtëpi, mendoi të ngjitej në apartament nga dritarja nga jashtë, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në tokë,

Ndonëse është marrë menjëherë nga urgjenca, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar. Mësohet se e reja humbi jetën pas traumës së rëndë. Ndërkohë, autoritetet italiane vijojnë hetimet për ngjarjen.