Thanas Konini nuk jeton më. Solisti i këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, u nda jeta këtë të diel në moshën 71-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje.
Konini ishte pjesëtar i Korit Lira, prej rinisë së tij. Ai do të mbahet mend për interpretimin si solist të këngëve “Dua më shumë Shqipërinë” dhe “O moj ti me sy të zinj”.