Lajm i mire/ Ulet ndjeshem numri i te prekurve ne Shqiperi ne 24 oret e fundit

2744
0

Numri i te prekurve gjate 24 oreve te fundit fatmiresisht ka rene ne krahasim me diten e djeshme. Me sa duket ndergjegjesimi i qytetareve dhe masat e qeverise po bejne efekt

ISHP ka konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus në vend duke e çuar numrin total të të prekurve në 186.

Qytetet më të prekura janë Tirana, Fieri, Durrësi dhe Korça ku nmumri i rasteve pozitive rritet nga dita në ditë, ndërsa kryeqyteti duket të jetë kthyer edhe në kryeqytet të koronavirusit me një total prej 107 rastesh.

Hartës së koronavirusit i është shtuar edhe Puka, informacion që cilin abcneës.al e dha që ditën e djeshme, të cilin e konfirmoi sot edhe ISHP.

Deri më tani, janë shënuar tetë të vdekur nga koronavirusi në vend, dy prej të cilëve brenda 24 orëve të fundit.

Rastet e reja me koronavirusi gjatë 24 orëvë të fundit sipas qyteteve

  • -5 raste Tirana
  • -2 raste Puka
  • -1 rast Korça
  • -2 raste Fieri
  • -1 rast Durrësi
  • -1 rast Shkodër
  • Raste totale me koronavirusi sipas qyteteve
  • – Tiranë 107 raste
  • – Durrës 11 raste
  • – Lushnje 4 raste
  • – Elbasan 5 raste
  • – Rrogozhinë 2 raste
  • – Fier 20 raste
  • – Kavajë 4 raste
  • – Korçë 12 raste
  • – Vlorë 5 raste
  • – Shkodër 4 raste
  • – Lezhë 4 rast
  • – Berat 1 rast
  • – Has 2 raste
  • – Krujë 1 rast
  • -Tropojë 2 raste
  • – Pukë 2 raste.