Lajm i mirë për të gjithë udhëtarët/ EasyJet do të nisë fluturimet Milano-Tiranë me çmime super të lira

Linja ajrore me kosto të ulët EasyJet do të fillojë fluturimet nga aeroporti Malpensa në Milano, drejt kryeqytetit të Shqipërisë Tirana më 28 nëntor, tregon orari i fluturimit të kompanisë.

Fluturimet do të operojnë dy herë në javë, të enjten dhe të dielën dhe biletat tashmë janë në dispozicion për shitje. Një lajm i mirë vjen për të gjithë udhëtarët. Sipas faqes zyrtare të kompanisë, një pasagjer me datë 28 nëntor, do të ketë mundësi të udhëtojë për 25 euro

I njëjti fluturim, në të njëjtën datë, me kompaninë Alitalia, kushton thuajse trefishi, rreth 9700 lekë.

Latest articles

Related articles

spot_img