6.5 C
Tirana

Lajm i mirë për Shqiptarët! Zgjerimi i BE me 6 vende të Ballkanit

Date:

Share:

Komisioni Europian do të publikojë javën e ardhshme strategjinë e re, të zgjerimit me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjen. Në dokumentin, që sipas të përditshmes britanike “Financial Times” do të bëhet publik të martën e 6 shkurtit, përcaktohet viti 2025 si afat për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Bëhet fjalë për zgjerimin më të madh të unionit në dy dekadat e fundit. Kjo faza e re i jep fund politikës anti-zgjerim të shpallur në 2014-ën nga kreu i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker. Por shumë diplomatë europianë e konsiderojnë vitin 2025 si afat motivues më tepër se realist – shkruan “Financial Times”. Veç Serbisë dhe Malit të Zi, vendet e tjera si Shqipëria dhe Kosova ende nuk kanë nisur negociatat e anëtarësimit.

Perspektiva e anëtarësimit ka qenë një shtysë për vendet e Ballkanit, për të lënë pas konfliktet e viteve 1990. Por kjo perspektivë është zbehur që pas krizës financiare të 2008-ës dhe problemet me borxhet në Eurozonë, po ashtu edhe dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Një situatë, që sipas analistëve, po shfrytëzohet nga Rusia që e shfaq veten si një partner alternativ për vendet ballkanike.

E teksa vendet e Europës Qendrore, të anëtarësuara rishtazi janë pro zgjerimit, vende si Spanja kanë rezerva. Madridi kundërshton anëtarësimin e Kosovës si vend i pavarur nga Serbia, pasi mund të bëhet precedent për probleme me statusin e rajonit të Katalonjës.

Tv Klan

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...

Rënie drastike/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dollari dhe euro

Ditën e sotme, më 6 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91.6 lekë dhe shitet me 93.5 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.