Lajm i mirë për shqiptarët në Zvicër, ja cfarë ndodh në datën 1 tetor

Nga 1 tetori, do të hyjë në fuqi marrëveshja me Zvicrën, për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të qytetarëve shqiptarë për efekt pensioni. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Në datën 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë 🇦🇱 dhe Zvicrës. Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre”, shkruan Rama.

Një marrëveshje e tillë është nënshkruar edhe me Italinë, por nuk ka hyrë ende në fuqi. Për këtë, kreu i qeverisë nuk jep datë, por njofton se do të ndodh së shpejti.

“Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë”, përfundoi kreu i qeverisë.

Zbatimi i marrëveshjes do të ketë efekt financiar për shtetasit shqiptarë në momentin kur ata të kenë mbushur moshën për pension, kur lind dhe e drejta për përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore. Janë afërsisht 2,000 shtetas shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë në Zvicër, pa përfshirë shtetasit shqiptarë me shtetësi të dyfishtë.

- Advertisement -

Gazetari humb jetën ditën e sotme, vëllai i tij bën postimin prekës për të..

Gazetari i njohur sportive, Saimir Demi, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vëllai i tij, Enkel Demi. Gazetari i...

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari i njohur

Është ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi, gazetari i njohur sportiv me një karrierë 30-vjeçare. Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka...

Ambasada amerikanë në Tiranë publikon njoftim të rëndësishëm për vizat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se, pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në SHBA, kontrolli i vazhdueshëm...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.