HomeNewsLajm i mire...

Lajm i mire per shqiptaret, ja si mund te merrni nënshtetësinë italiane

Italia ka reduktuar kohën për marrjen e nënshtetësisë italiane nga 4 në 3 vjet.

Kjo risi është pjesë e disa modifikimeve të fundit të ndërmarra nga qeveria italiane ndaj dekreteve mbi sigurinë e rendin publik të miratura në kohën kur Matteo Salvini mbante postin e ministrit të Brendshëm transmeton shqiptari.net.

Me ndryshimet e reja kohëzgjatja  e ekzaminimit administrativ të kërkesës për marrjen e nënshtetetësisë italiane ulet nga 48 muaj në 36 muaj. 

Deri më 4 tetor 2018 kjo procedurë zgjaste vetëm dy vite por me kërkesë të ministrit të Brendshëm në qeverinë Conte 1, Matteo Salvini, afati 2 vjeçare ishte mjaft i pakët për të analizuar të drejtën e natyralizuar të emigrantit për të marrë nënshtetësinë italiane.

 Sipas ligjit në fuqi nënshtetësia italiane merret pas një rezidence 10 vjecare me leje të rregullt qëndrimi në territorin italian e me përmbushjen e kërkesave të tjera ekonomiko-administrative të jetesës në Itali.

Lëvizja globale “ActionAid” për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve e të drejtave humane shprehet e pakënaqur nga ky ndryshim.

“Janë bërë hapa para por mund të bëhej më shumë në rishikimin e dekreteve të Salvini”, ka deklaruar me një komunkatë për mediat. “Ndaj së drejtës së nënshtetësisë italiane nuk ka një sjellje reformuese konkretet për faktin e thjeshtë se kohëzgjatjen e praktikës burokratike për marrjen e nënshtetësisë nuk  u soll në formën e saj të mëparshme 2 vite siç ishte parashikuar në qeverinë Conte 1”.

Ndryshimet e reja janë strukturuar në 12 nene që shumë shpejt priten të diskutohen e më pas të aprovohen në Parlamentin italian.

Deputeti i zgjedhur nga diaspora italiane i forcës politike “Italia Viva”, Massimo Ungaro, shprehet se “Parlamenti italian do të përmirësoj këto ndryshime e sidomos në temën e nënshtetësisë italiane.”
Por gjithashtu ai kujton se mbetet ende pa zgjidhje çështja e së drejtës së nënshtetësisë për emigrantët e brezit të dytë,  “Ius culturae” që do të mundësoj marrjen e nënshtetësisë italiane për fëmijët e emigrantëve që kanë lindur, janë rritur e shkollohen në Itali.Alba Kepi Ora

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kamera e fshehtë shkon keq, ish-banori i “Big Brother Vip 4” u drejton armën aktorëve (VIDEO)

Një kamera e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Zebërvokit, ka shkuar keq. Në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit...

Televotimi i fortë nga Kutia e Pandorës! Ja kush e doli mbrëmë nga BBVIP

Amber është eliminuar mbrëmmë pas një televotimi shumë të fortë, që Gerta vendosi pasi mori kutinë e Pandorës. Në televotim ishte Rozana, dhe Laerti bashke me Valbonën si një banor i vetëm. Publiku vendosi që Amber të linte shtëpinë. “Loja kjo është!...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka rrëfyer disa prej ngjarjeve të pakëndshme që i kanë ndodhur. Data 7 janar 1992 është një...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.