Lajm i mirë për pensionistët/ Nga 1 Janari, transporti publik falas

Duke filluar nga viti tjetër, pensionistët do të udhëtojnë falas me transportin urban në kryeqytet.

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inspektimit të shërbimit të linjës nr.2 të urbanëve që operojnë në kryeqytet, tha se Bashkia e Tiranë do të subvencionojë transportin për të moshuarit.

Lajmi i mirë për pensionistët është se nga 1 Janari ne do të subvencionojmë transportin publik për ta. E kuptoj që inflacioni, çmimet janë një stres për pensionistët dhe teksa qeveria po mendon për rritjen e pensioneve, bashkia do të japë kontributin e saj, duke e bërë udhëtimin falas, nga 1 janari 2025, për të gjithë pensionistët e qytetit të Tiranës”.

Veliaj tha se transporti publik është pajisur me flotë të re që përmbush të gjitha standardet.

“Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve sepse gjatë kësaj periudhe po transformojmë një pjesë të madhe të stacioneve. Do të vihen tabelat e reja, sipas një metodologjie që përdoret edhe në Paris, në Londër, apo Nju Jork; pra qytetarët do ta dinë saktësisht se ku ndodhet autobusi dhe si mund të lidhen me një linjë tjetër. Për momentin jemi duke punuar në 137 stacione, ku po vendosim tenda, tabela etj. dhe në momentin që qytetarët kanë autobusë me ajër të kondicionuar, stacione me tabela elektronike, që tregojnë ekzaktësisht sa do të jetë koha e pritjes, unë besoj se kemi mbërritur një fitore të jashtëzakonshme për një nga sistemet më të degraduara që gjetëm në Tiranë, totalisht të privatizuar dhe pa kontroll nga bashkia”.

Sipas kryebashkiakut Veliaj të gjitha linjat e Tiranës tashmë janë hedhur në Google Maps, gjë që u vjen në ndihmë jo vetëm qytetarëve të vendit, por edhe turistëve të shumtë.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.