Qeveria Rama miratoi rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë të vjetra, si pjesë e angazhimeve të ndërmarra ndaj qytetarëve dhe punëmarrësve.
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se vendimi prek rreth 307,850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat dhe synon mbrojtjen e nivelit të jetesës, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.
“Njëkohësisht, rritja e pagës minimale ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore. Ekonomia rritet kur puna vlerësohet dhe dinjiteti i punonjësve vendoset në qendër të politikave publike”, deklaroi ministja.